Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Kolegji ESLG nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje të ndërsjelltë me qëllimin kryesor bashkëpunimin në hulumtime dhe analiza të përbashkëta që do jenë kryesisht në favor të sektorit privat, ku do përfshihen studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ESLG, e në anën tjetër IETL do kontribojë në këshillimin për përpilimin e planprogrameve sa më moderne në Kolegjin ESLG.
Kolegji ESLG është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që ofron arsimim superior në programe unike studimi që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe avantazhin konkurrues të Kosovës. Kolegji ESLG është i vetmi institucion që është i specializuar në kërkime akademike me cilësi të lartë në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme, qëndrueshmërisë, menaxhimit të objekteve dhe efikasitetit të energjisë.
Kolegji ESLG është anëtar i asociuar i Nova Univerza në Ljubljanë, Sloveni dhe ofron programe studimi të akredituara ndërkombëtarisht.
Synimi i përbashkët i IETL dhe Kolegjit ESLG është arritja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të menaxhimit të patundshmërive, infrastrukturës së energjisë, efiçiencës së energjisë, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe menaxhimit efikas të sektorit ndërtimor dhe atij të energjisë.