Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) është themeluar nga Oda Ekonomike e Kosovës (KCC) në Maj të vitit 2019, bazuar në Ligjin Nr. 04 / L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Misioni
Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në bazë të filozofisë së sektorit privat. Ofrimi i shërbimeve për sektorin privat me qëllim të ngritjes së aftësisë konkurruese, rritjes së investimeve si dhe eksportit.
Vizioni
Vizioni ynë është ofrimi i shërbimeve me standarde të larta të punës, të njohur për cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve mbështetëse për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe sektorit privat.
Çfarë bëjmë ne
Instituti IETL është i angazhuar në dy fusha kryesore:
Trajnime, Konsulencë dhe Mentorim – IETL ka një ekipë profesionale me ekspertizë të gjerë për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ne ofrojmë programe trajnimi, konsulence dhe mentorimi në përkrahje të fuqizimit të sektorit privat dhe programe trajnimi me qëllim të promovimit të rritjes së punësimit tek të rinjtë dhe gratë.
Hulumtime, Avokim dhe ofrimin e zgjidhjeve racionale – IETL ka një ekipë të hulumtuesve profesional që merren me hulumtime dhe analiza me standarde të larta për mjedisin biznesor në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Përmes hulumtimeve tona ne sjellim ide për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet ekonomia dhe sektori privat në vend.
Instituti IETL në partneritet me Talent Network Kosova ka realizuar programin e radhës “TRAJNIM DHE PRAKTIKË NË PUNË”. Ky projekt është mbështetur dhe financuar nga
IETL ka realizuar disa projekte për fuqizimin e të rinjëve, ndërkaq projekti i radhës ishte programi i trajnimit dhe mentorimit “Edukimi i të rinjve për
IETL në partneritet me Business Support Centre Kosovo (BSCK) ka implementuar Programin e Trajnimeve dhe Mentorimit falas me gratë ndërmarrëse të sfiduara nga kriza e
IETL mbajti trajnimin e radhës me temen E-Commerce (Tregtia Online) mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Perfitues te ketoj trajnimi ishin te rinj
IETL në mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) realizoi programin “Marketingu Digjital dhe SMM (Social Media Marketing)” me qëllim të rritjes së