Projektet
Programi i Ndërmarrësisë së Grave në Energji
“Granti i Mbështetjes dhe Program i Trajnimit”
IETL është zgjedhur partner lokal në zbatimin e Programit Mentorues “Ndërmarrësia e Grave në Energji, Granti i Mbështetjes dhe Program i Trajnimit “ që do të sigurohet nga Miller Center. Ky program i mbështetjes përfshinë trajnim dhe mentorim të biznesit nga ekspertë kosovarë dhe amerikanë në fushën e marketingut, shitjeve, modelit të biznesit, strategjisë së rritjes dhe modelimit financiar, e cila është një komponent dhe vlerë e shtuar në dispozicion të grave ndërmarrëse të cilat janë të interesuara të investojnë në teknologji moderne.
Ky program eshtë një komponentë shtesë për ndërmarrjet më të mëdha në pronësi të grave të cilat janë të interesuara të aplikojnë në programin e Subvencione për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë (SEEK) nën Programin e Ndërmarrësia e Grave n Energji e MFK-së
Projekti hulumtues “INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË KOSOVË Klima e investimeve, potenciali dhe barrierat”
Projekti hulumtues “INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË KOSOVË Klima e investimeve, potenciali dhe barrierat”
Instituti IETL në mbështetje të Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) ka realizuar hulumtimin me temën “Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, Klima e investimeve, Potenciali dhe Barrierat”, rezultatet e të cilit priten të publikohen me rastin e organizmit të konferencës me këtë temë.
Qëllimi i këtij raporti hulumtues është nxitja e debatit përmbajtjesorë për barrierat me të cilat përballen investitorët e huaj në Kosovë (IHD); masat e politikave ekonomike që duhet ndërmarrë nga qeveria qendrore dhe lokale për t’i kapërcyer ato, dhe masat e kujdesit të mëpasshëm (kujdesi i mëpasshëm i referohet shërbimeve pas investimit) për investitorët ekzistues me
qëllim të ruajtjes dhe zgjerimit të investimit të tyre (ri-investimet). Gjithashtu, përmes këtij studimi Instituti për Ekonomi të Lirë (IETL) ka ofruar informacione të vlefshme në lidhje me potencialin dhe arsyet pse të investohet në Kosovë për të vazhduar një debat të gjerë për hartimin e një strategjie të re nacionale e zhvillimit ekonomik cila do të ishte udhërrëfyes për reformat që duhet bërë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe tërheqjen e IHD.
Projekti hulumtues “ANALIZË GJITHËPËRFSHIRËSE
E SEKTORIT TË TIK-UT NË KOSOVË”
Instituti IETL në mbështetje financiare të Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Enhancing Youth Employment (EYE), i cili implementohet nga Helvetas dhe MDA ka realizuar një hulumtim të sektorit të sektorit të Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit (TIK-ut) në Kosovë me temën “ANALIZA GJITHËPËRFSHIRËSE E SEKTORIT TË TIK-ut NË KOSOVË. Ndryshimet në ekosistemin e TIK-ut që nga miratimi i Strategjisë për TI”.
Sektori i TIK-ut vlerësohet të jetë një sektor kyç ekonomik në Kosovë mirëpo, aktualisht, nuk ka një pamje të qartë të shëndetit të ekosistemit të TIK-ut. Dëshmitë jo formale sugjerojnë se sektori është duke u rritur në mënyrë të rrufeshme dhe se konkurrenca e sektorit të TIK-ut në Kosovë mund të arrijë atë të vendeve fqinje. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare shpesh janë kundërthënëse dhe jo të besueshme.
Qëllimi i hulumtimit është të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse dhe një pasqyre të qartë të gjendjes aktuale të eko-sistemit TIK, rezultatet e të cilit priten të publikohen me rastin e organizmit të konferencës me këtë temë