IETL

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) është themeluar nga Oda Ekonomike e Kosovës (KCC) në Maj të vitit 2019, bazuar në Ligjin Nr. 04 / L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Misioni

Misioni i Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në bazë të filozofisë së sektorit privat. Të ofroj shërbime për biznese, avokim bazuar në dëshmi për politikat në mbështetje të mjedisit miqësor për sektorin privat me qëllim te ngritjes se aftësisë konkurruese, rritjes se investimeve si dhe eksportit.

Vizioni

Vizioni i IETL është të ketë pozicion të rëndësishëm në fushën e tij, i njohur për cilësinë dhe besueshmërinë në ofrimin e shërbimeve mbështetëse për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe sektorit privat , në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe qendrore, donatorët dhe palët tjera të interesit. IETL do të ketë rol aktiv në shfrytëzimin e rezultateve të hulumtimit për avokim, diskutim e debate publike për të ndikuar në krijimin e politikave më të mira për sektorin privat.

Çfarë bëjmë ne

Instituti IETL është i angazhuar në tre fusha kryesore: a) hulumtime dhe avokim; b) zhvillim i tregut; dhe c) trajnime  dhe konsulencë. Hulumtimi dhe Avokimi Një nga objektivat kryesore e institutit është hulumtimi dhe avokimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për nevojat e komunitetit të biznesit. IETL siguron hulumtime dhe pasqyrim në çështjet në zhvillim të cilat ndikojnë në sistemin e ndërmarrjeve të lira dhe komunitetin e biznesit. IETL do të propozoj masa që ndikojnë në përmirësimin e ambientit biznesor për NVM-të, shfrytëzimi i rezultateve të hulumtimit për ngritje të debateve dhe adresimi te palët me interes: qeveri, kuvend, shoqëri civile, shoqata të bizneseve dhe organizatat ndërkombëtare. I pavarur politikisht dhe jofitimprurës, IETL gjetjet e hulumtimeve do ti diskuton përmes konferencave, seminareve, paraqitjeve në media dhe faqes së internetit. Në fushën e zhvillimit të tregut, IETL do të angazhohet në ofrimin e ndihmës teknike dhe njohurive në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në: prodhim, përpunimin e ushqimit, teknologji informative, turizëm, pasuri të paluajtshme, efiqiencë e energjisë, dhe programe tjera që përkrahin dhe stimulojnë zhvillimin e NVM-ve me fokus në eksport. Në fushën e konsulencës dhe trajnimit, IETL në bashkëpunim me institucione/organizata të ndryshme dhe komunitetin e donatorëve, do të zhvillojë dhe implementojë projekte për të mbështetur dhe ndihmuar bizneset, në qeverisjen korporative, forcimin e rolit të grave dhe të rinjve për të zhvilluar dhe filluar bizneset e tyre përmes trajnimeve dhe këshillimeve të kualitetit të lartë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe shkathtësive të tyre në fusha të ndryshme.

‘Ne besojmë se fuqizimi ekonomik i grave dhe i të rinjëve ndikon në rritjen ekonomike dhe të qëndrueshme’

"Bindja e udhëheqjes tonë"

Udhëheqësia jonë:

Besa Zogaj Gashi është Drejtore Ekzekutive e IETL, përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e planeve, udhëheqjen e projekteve, krijimin e strategjive afatgjata, menaxhimin e rrjeteve dhe përfaqësimin e interesave të institutit në forume publike në realizim të misionit  të  IETL.

Zonja, Zogaj Gashi më parë shërbeu si Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ku ajo menaxhoi dhe koordinoi disa projekte në MZHE në sektorin e Energjisë së Ripërtritshme, Efiçiencë të Energjisë , Minierave, Ndërmarrjeve Publike dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikimeve. Në periudhën kur ishte në pozitën e zëvendësministre së bashku me Bankën Botërore ka iniciuar dhe zhvilluar projektin WoW (Gratë në Punë Online), i cili u implementua në 9 komuna, ku përfituan rreth 400 gra të reja. Qëllimi kryesor i iniciativës ishte forcimi i rolit ekonomik të grave, ulja e papunësisë duke u përqendruar në rritjen e mundësive të grave për të punuar nga distanca në internet në profile të ndryshme si: zhvillimin e web, dizajn grafik, marketing digjital, hulumtime dhe futjen të të dhënave.

Para kësaj, znj Zogaj Gashi shërbeu si Këshilltare e Tatimit në Pronë, në Projektin për Përmirësimin e Vazhdueshëm të Sistemit të Tatimit në Pronë në Kosovë, “ProTax2”, projekt i zbatuar nga Agjencia e Taksave Suedeze dhe Ministria e Financave e Republikës së Kosovës. Gjatë asaj kohe, ajo u kujdes në mbledhjen e të dhënave nga të gjitha komunat e Kosovës lidhur me projektet e planifikuara dhe të realizuara nga të hyrat e tatimit në pronë, me qëllim të informimit të taksapaguesve dhe gjithashtu roli i saj ishte promovimi i projektit dhe trajnimi i zyrtarëve komunalë të tatimit në pronë në lidhje me rregulloret, përmirësimin e procesit të mbledhjes së taksave dhe proceseve të shërbimit të taksapaguesve.

Para projektit ProTax2, ajo ka punuar si eksperte dhe këshilltare në projektin e Nisma për Rritjen dhe Stabilitetin Fiskal (GFSI), program i USAID-it i zbatuar nga Deloitte Consulting LLP. Si këshilltare, ajo ofroi asistencë Qeverisë Qendrore dhe Lokale në vlerësimin e menaxhimit të financave publike bazuar në metodologjinë e Përgjegjësia Financiare e Shpenzimeve Publike (PEFA) dhe në ofrimin e ndihmës për qeverinë lokale në përdorimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) si një mjet për të pasqyruar prioritete strategjike dhe alokimet vjetore të buxhetit.

Për më tepër, Znj Zogaj Gashi shërbeu nëntë vjet si Hulumtuese në Institutin Riinvest, duke u përfshirë në disa projekte kërkimore dhe konsullence të ndërlidhura me zhvillimin e ekonomik lokal.

Në përgjithësi, ka përvojë nëntëmbëdhjetë vjet në cilësinë si këshilltare, hulumtuese, trajnere, konsulentë dhe eksperte në institucione të ndryshme si qeveri qendrore dhe lokale, OJQ, sektor privat dhe organizata të financuara nga donatorët.

Zonja Zogaj Gashi është e diplomuar në Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet  master në Universitetin Riinvest.

Besa që nga 2015, është ligjëruese  në UBT, Institucion i Arsimit të Lartë në lëndën “Financat Publike dhe Ekonomia”.

Zonja Zogaj Gashi lindi më 21 Qershor 1975, në Prishtinë.

Viola Brahushi është Koordinatore e Projekteve në Institutin për Ekonomi të Tregut të Lire (IETL), përgjegjëse për koordinimin dhe vlerësimin e projekteve, planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve, si dhe pjesëmarrëse në projekte hulumtuese dhe analiza për sektorin privat.

Viola Brahushi ka shërbyer si Asistente e Lartë Ekzekutive në Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE), ku koordinoj dhe monitoroj zhvillimin e takimeve dhe konferencave të mbajtura nga MIE me institucionet qendore dhe lokale, si dhe krerët e organizatave të huaja në Kosovë, ambasadat dhe Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë kohës sa punonte në MIE, Viola ishte pjesë e shumë takimeve me përfaqësues të huaj në Kosovë, ku dhe u morrë me aranzhimin dhe organizimin e këtyre takimeve.

Në fushën e hulumtimeve Viola ka punuar edhe më herët. Ajo ishte pjesë e stafit të KRG- Kosova Realty Group L.L.C, si hulumtuese në studimin “Analizë e Tregut të Pronave të Paluajtshme në Kosovë” për dy vite radhazi.

Gjithashtu në kompaninë KRG-Kosova Realty Group L.L.C punoi edhe si asistuese në vlerësimin e pronave të paluajtshme.

Viola Brahushi është e diplomuar në Kolegjin ESLG, drejtimi “Menaxhimi i Pronave të Paluajtshme dhe Infrastrukutrës”.

Viola Brahushi lindi më 30 Mars 1998, në Gjakovë.

Bordi i Drejtorëve

Struktura e Bordit të Drejtorëve të IETL, është e përbërë nga 5 anëtarë të Këshillit Drejtues të OEK (organi më i lartë vendimmarrës në OEK) dhe njëkohësisht themelues të institutit. Bordi i Drejtorëve është përgjegjës në përzgjedhjen e Drejtorit, zhvillimin e politikave të organizatës dhe mbikëqyrjen e zbatimin të tyre.

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve

Kryetar i Bordit të Drejtorëve

Gent Sejdiu

Aktualisht, Gent Sejdiu është Kryetar i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odes Ekonomike të Kosovës. Ka një përvojë të gjatë në fushën e zhvillimit biznesit dhe menaxhimit. Nga (2008-2015) ka punuar për Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C dhe Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C si udhëheqës i segmentit të shitjes të kredive hipotekare dhe udhëheqës i shitjes të lizingut financiar për pronat e paluajtëshme. Në vitin 2015 ka themeluar kompaninë KRG-Kosova Realty Group L.L.C, e cila tani më është kompani lidere në Republikën e Kosovës në fushat: vlerësime të pronave dhe bizneseve, hulumtime të tregut të paluajtshmërisë , ekonomi, financa, sigurime dhe çështje ligjore.

Nga viti 2017 është Sekretar i Bordit të Shoqatës të Vlerësueseve të Kosovës SHVK dhe anëtar i bashkëpunëtorëve të TEGoVA -Grupi Evropian i Shoqatave të Vlerësuesve.

Në vitin 2020 i është bashkangjitur “Viva Fresh” Sh.p.k një nga korporatat më të mëdha në Republikën e Kosovës në pozitën e Drejtorit të Zhvillimit të Shitjes.

Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka jetuar dhe punuar në Londër,  Mbretëria e Bashkuar.

U lind me 05 Maj 1972 në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Alajdin Fusha

Alajdin Fusha është Anëtarë i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odes Ekonomike të Kosovës. Zoti Fusha posedon një përvojë të madhe familjare në fushën e zhvillimit biznesor dhe të menaxhimit. Që nga viti 2007, është udhëheqës i departamentit të financave të “Abi” Sh.p.k një nga korporatat më të mëdha në Republikën e Kosovës.  Gjithashtu është bashkëpronar i qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Prizren, një ndër qendrat me hapësirë të madhe, ambient unik e të dalluar në vend dhe rajon.

Zoti Fusha, me qëllim të ngritjes së nivelit konkurrues të prodhuesve të qumështit dhe zhvillimin e vetë industrisë së qumështit në Kosovë në vitin 2005 themeloi Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe aktualisht është Kryetar i kësaj shoqate.

Nga viti 1988 deri ne vitin 1992 ka jetuar dhe studiuar në qytetin Marmara në Universitetin Marmara, në Turqi.

U lind në 26 Gusht 1975 në Prizren, Republika e Kosovës.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Jeton Vokshi

Jeton Vokshi është Anëtarë i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odës Ekonomike të Kosovës. Që nga viti 2006, është menaxher i shpedicionit dhe logjistikës në Intereuropa Kosova L.L.C, qendër e një rrjeti të gjerë të shërbimeve të logjistikës: transport rrugor, hekurudhor, ajror, detar dhe transport ekspres, shërbime doganore, kalimin e kufijve dhe ndërmarrjen e plotë të funksioneve logjistike. Para vitit 2006, z.Vokshi punoi në Agjencinë Doganore, Pejë.

Zoti Vokshi që nga vitit 2012 është ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” – Institucioni i arsimit të lartë për lëndët “Puna praktike në dërgimin ndërkombëtar të mallrave dhe procedurat doganore”.

Që nga viti 2008 ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërmarrësve Ndërkombëtarë dhe të Brendshëm të Kosovës- Oda Ekonomike e  Kosovës.

Zoti Vokshi është certifikuar nga IATA për transportin ndërkombëtar të ngarkesave ajrore dhe trajnuar nga Intereuropa d.d. Koper për Transport Rrugor Ndërkombëtar, i specializuar në Grupage Cargo (LTL). dhe administrimi i Magazinës së Doganave Publike.

Nga viti 1998 deri në 2001 jetoi në Norvegji, punoi si: përkthyes (Gjuha Norvegjeze-Shqipe), asistent, nëpunës i regjistrimit të refugjatëve, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar të Refugjatëve për Rajonin Ostvold në Kampin Norvegjez të Refugjatëve në Myosin.

Zoti Vokshi është diplomuar në Kolegjin Universitar Pjeter Budi, në Doganat dhe Transportin Ndërkombëtar të Transportit. Ai gjithashtu ka përfunduar studimet master në Kolegjin Pjeter Budi.

Lindur më 30 Korrik 1973 në Pejë, Republika e Kosovës.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Rexhep Qarkaxhija

Rexhep Qarkaxhija është Anëtarë i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odes Ekonomike të Kosovës. Zoti Qarkaxhija posedon një përvojë të madhe në fushën e zhvillimit biznesor dhe të menaxhimit. Që nga viti 2002, është udhëheqës dhe pronar i shpedicionit “Extra Shped” një nga kompanitë e shpedicionit dhe logjistikës në Republikën e Kosovës.  Gjithashtu nga viti 1980 deri 1990 ka qenë zyrtarë i lartë të tregtisë së jashtme në “Trepça Komerc”.

Që nga viti 2008 ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërmarrësve Ndërkombëtarë dhe të Brendshëm të Kosovës- Oda Ekonomike e  Kosovës.

Në vitin 1975 kreu studimet dhe është Inxhinier i Makinerisë.

U lind në 23 Dhjetor 1953 në Gjakovë, Republika e Kosovës.

Komiteti Këshilldhënës Shkencor

Komiteti Këshillëdhënës Shkencor është organ që ofron këshilla strategjike dhe profesionale për kërkime akademike dhe trajnime profesionale me qëllim të realizmit të misionit të instituti i IETL duke sjellë prestigj në organizatë. Struktura e Komitetit Këshilldhënës Shkencor të IETL, përbëhet nga minimum tre (3) anëtarë.

Anëtarët e Komitetit Këshilldhënës Shkencor

Anëtar i Komiteti Këshillëdhënës Shkencor

Besnik Krasniqi

Z. Krasniqi është drejtor i Qendrës për Mbështetje të Biznesit në Kosovë (BSK). Z. Krasniqi, një studiues doktorature Fulbright, ka MA dhe PhD në Ekonomi nga Staffordshire University (UK). Ligjëron Biznesin e Vogël dhe Ndërmarrësinë, Menaxhimin e Inovacionit dhe Metodat e Kërkimit në Universitetin e Prishtinës në studimet pasuniversitare dhe pasuniversitare. Karriera e tij profesionale përfshinë mësimdhënie dhe hulumtime në ndërmarrësi në Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit (Holandë), Universitetin e Indianës (SHBA) dhe Universitetin e Miçiganit (SHBA), Universitetin e Staffordshire (UK), Universitetin Nice Sophia Antipolis (Francë), Universitetin Shtetëror të Tetovës (Maqedoni), Institutin Riinvest për Hulumtime Zhvillimore (Kosovë). Ai ka shkruar disa libra, raporte të shumta kërkimi dhe detyra konsulence. Puna e tij kërkimore në fushën e sipërmarrjes, NVM-ve, ekonomive në tranzicion u shfaq në revista ndërkombëtare si Int Entrep Manag J, IJEBR, Econ Syst, Post-communist economies. Krasniqi eshte editor senior ne International Journal of Emerging Markets.

Z. Krasniqi ka punuar në disa projekte rajonale të financuara nga Komisioni Evropian në Bruksel, GIZ dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, kryesisht në fushën e zonave ekonomike, investimeve dhe tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka qenë i përfshirë në udhëheqjen e disa strategjive zhvillimore në nivel kombëtar dhe rajonal. Z. Krasniqi ka një gamë të gjerë të përvojave të punës në sektorin qeveritar, publik dhe privat, si menaxher, konsulent dhe sipërmarrës. Ka punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ka mbajtur postin drejtues si anëtar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë. Z. Krasniqi më parë zotëronte dhe drejtoi me sukses një biznes familjar. Ai ka përvojë të gjerë si konsulent i pavarur dhe trajner për kompanitë private vendase dhe ndërkombëtare, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare të donatorëve. Z. Krasniqi është i certifikuar si Konsulent i Menaxhimit i dhënë nga Këshilli Ndërkombëtar i Instituteve të Menaxhimit.

Besnik Krasniqi lindi më 19 tetor 1978 në Prishtinë.

Anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor

Jehona Lushaku

Jehona Lushaku Sadriu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike. Ajo ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Hanoverit me temë ‘Evropianizimi përmes kushtëzimit dhe deliberimit’. Ndërsa si bursiste e Konrad Adenauer Stifting, ka studiuar Integrime Evropiane në Qendrën Jean Monnet ne Gjermani, kurse studimet bazike për shkenca politike dhe gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Prishtinës.

Zonja Lushaku për katër vite ka qenë Drejtoreshë për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës dhe më pas ka menaxhuar projektin austriak të Agjensionit Evropian, KAIP për arsimin e lartë në Kosovë. Në mes të viteve 2011-2018 ajo ka punuar si Këshilltare e UNDP-së për Integrime evropiane në Ministrinë e Drejtësisë. Aktualisht, ajo angazhohet për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë të Kosovës duke udhëhequr programin evropian dhe qenë pjesë e projekteve hulumtuese në universitete ndërkombëtare si Universiteti i Salzburgut dhe Hannoverit. Njëkohësisht ka publikuar librin ‘Europeanisation through conditionality and deliberation in the Enlargement process’ në Zvicër nga LIT Verlag. Ajo është autore e një libri në shqip te botuar nga Konrad Adenauer Stiftung me titull ‘Bashkimi Evropian.

Jehona Lushaku lindi më 09 Qershor 1980 në Prishtinë.

Anëtar i Komiteti Këshillëdhënës Shkencor

Visar Hoxha

Profesor i Asociuar Dr. Visar Hoxha i cili posedon dhjetë vjet përvojë në mësimdhënie, konsultime dhe kërkime shkencore në fushën e pasurive të patundshme, ndërtesat e qëndrueshme të energjisë dhe modelimin e qëndrueshëm të energjisë. Posedon trembëdhjetë vjet përvojë në administrimin e kompanive ndërkombëtare me institucionet partnere ndërkombëtare. Përvoja e zoti Hoxha përfshin dhjetë vjet mësimdhënie, gjashtë vjet hulumtim dhe dhjetë vjet konsulencë. Profesor Hoxha ishte gjithashtu Dekan i Kolegjit ESLG që nga viti 2010 dhe që nga 1 Tetori 2019, ai shërben në pozitën e Rektorit të Kolegjit ESLG. 

Zoti Hoxha ka përvojë të gjatë profesionale e menaxheriale në disa projekte me rëndësi: 

  • Menaxhimi i projektit “Ndërtesa me Efikasitet të Energjisë të Qëndrueshme” të financuar nga Programi HERD i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë të implementuar nga Kolegji ESLG dhe Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji; 
  • Vendosja dhe akreditimi i programit të studimit Menaxhimi i Energjisë në bashkëpunim me Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji; 
  • Blerja dhe administrimi i fondit më të madh të pensioneve suplementare të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe KEK-ut ndërsa vepron si Zyrtar Kryesor i Investimeve të Fondit Pensional të Sllovenisë së Kosovës; 
  • Menaxhimi i një portofoli të kapitalit privat prej 100 milion USD gjatë punës për filialin e Lehman Brothers në New York 2007-2008. 

Hoxha ka ofruar këshilla profesionale në disa projekte, si: Reforma e Kadastrës së Tokës në GIZ;ZyratKadastrale Komunale në Kosovë; Shoqata e Agjensioneve të Patundshmërisë të Kosovës; Shoqata e Hulumtuesve të Kosovës; Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës. 

Zoti Hoxha gjithashtu është anëtar i Komitetit Shkencor, Konferenca Vjetore e Kërkimeve Ndërdisiplinore mbi Pasuritë e Paluajtshme CIRRE (www.cirre.eu/committee) 

 Visar Hoxha lindi më 30 Dhjetor 1973, në Prishtinë. 

Anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor

Mihone Kerolli Mustafa

Zonja Mihone Kerolli Mustafa është Drejtoreshë e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë dhe Profesoreshë e Inxhinierisë së Mjedisit dhe Shkencave Bashkëkohore në IBC-M, Universitetin e Zagrebit dhe RIT AUK Kosova. Zonja Kerolli ka doktoraturë në Inxhinieri Kimike dhe Teknologji nga Universiteti i Zagrebit, Kroaci dhe Master në Inxhinieri Mjedisi nga Universiteti i Prishtinës. Ka punuar në fushën e arsimit, qeverisjes së universiteteve, bashkëveprimit / bashkëpunimit të universiteteve dhe bizneseve dhe ka një eksperiencë të gjatë të shkëmbimi të përvojave me disa universitete në Evropë dhe rajon. Zonja Kerolli ka qenë udhëheqëse e disa projekteve, disa prej të cilave janë financuar nga BE. Ajo ka udhëtuar gjerësisht në Evropë dhe botë, ka ligjëruar në universitetet më të shquara dhe ka zhvilluar kontakte të gjera me shumë institucione akademike dhe kërkimore. 

Zonja Kerolli ka një kontribut të madh në fushën e arsimit dhe reformave strategjike në rajon. Ajo posedon përvojë të gjatë mësimore në lëmi të ndryshme; është pjesëmarrëse në konferenca të shumta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare; Kryetare e konferencave shkencore ndërkombëtare; ka prezantuar kontributet shkencore në ekspozita të shumta ndërkombëtare të inovacioneve dhe kërkimeve; është fituese e disa çmimeve dhe njohjeve; editore në revistat kryesore ndërkombëtare; Mentore dhe anëtare e komisioneve për mbrojtje të disertacioneve të doktoratës, dhe masterit në Kroaci dhe Kosovë. Puna e saj e gjerë akademike dhe hulumtuese, drejtuese e disa projekteve shkencore dhe aktiviteti në ngritjen e kapaciteteve të kuadrove të reja në vend, si dhe kontaktet e saj me IAL-të në vende të ndryshme sollën një kontribut të madh në sektorin akademik dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Zonja Kerolli ka botuar publikime të shumta shkencore, mbi shkencat e natyrës, qëndrueshmërinë dhe inovacionin, menaxhimin e mjedisit, përfitimin ekonomik dhe procesin e tranzicionit në Kosovë, si dhe Ballkanin Perëndimor dhe është njohëse e mirë e rajonit. Ajo ka përvojë të konsiderueshme të qeverisjes në universitet, ndërtimin dhe administrimin e marrëdhënieve me biznese; mbështetjen e inovacionit dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike; udhëheqjen dhe menaxhimin e ndryshimeve strukturore në organizata ndërkombëtare; mbështetjen e bizneseve dhe menaxhimin e projekteve komplekse multi-etnike; zhvillimin e kurrikulave dhe programeve të reja të studimit. Përvoja e Znj.Kerolli si eksperte e arsimit të lartë në rajon dhe marrëdhëniet në rritje me universitete të tjera dhe biznese, zhvillimi e kurrikulave dhe ofrimi e shërbimeve të këshillimit për IAL-të është thelbësore për institutin.

Mihone Kerrolli lindi më 01 Gusht 1974 në Prishtinë.

Anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor

Krenare PIREVA NUCI

Krenare PIREVA NUÇI është profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT (Kosova). Aktualisht ajo eshte profesoreshë vizituese në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), në Informatikë të Aplikuar, dhe e angazhuar në Universitetin Linnaeus (Suedi) si mentoruese e tematve te nivelit Master, në Fakultetin e Teknologjisë.

Ajo ka një gradë doktorature dhe master në Shkencë Kompjuterike, nga Universiteti i Sheffield. Dhe interesat e saj kryesore janë mbështetur në fushën e Inteligjencës Artificiale, dhe veçanërisht teknikat e aplikuara të inteligjencës artificiale në fushën e arsimit.

Ajo ka marrë pjesë dhe botuar në një numër punimesh kërkimore në bashkëpunim me një numër universitetesh në rang kombëtar dhe global. Kohët e fundit në UBT ajo është çertifikuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Menaxhimit të Projekteve IPMA, Niveli D.

Ekspertët tanë:

IETL bashkon ekspertë kryesorë nga e gjithë Kosova dhe vendet e tjera që ofrojnë hulumtime me cilësi të lartë, rekomandime për politika dhe analiza për një gamë të plotë të çështjeve të politikave publike.

Close Menu