IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset e sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë në Kosovë

Instituti për Ekonominë e Tregut të Lirë (IETL) sot publikon raportin mbi vlerësimin e ndikimit të pandemisë së virusit COVID-19 në bizneset e sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë në Kosovë. Ky hulumtim prezanton rezultatet e anketimit të sektorit HoReCa, para, gjatë dhe pas COVID-19 në Kosovë, përkatësisht ndikimin në: qarkullimin mujor dhe në likuiditet; në numrin e të punësuarave; në obligimet ndaj furnitorëve, institucioneve financiare dhe qiradhënësve; vlerësimet e bizneseve të anketuar për masat e Pakos Fiskale Emergjente...

IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e pronave të paluajtshme në Kosovë

Instituti për Ekonominë e Tregut të Lirë (IETL) sot publikon raportin mbi vlerësimin e ndikimit të pandemisë së virusit COVID-19 në pronat e paluajtshme në Kosovë. Ky hulumtim prezanton rezultatet e anketimit të sektorit të palujtshmërisë duke përfshirë segmentin e ndërtimit/investimit, shitjes dhe qiradhënies, me qëllim të vlerësimit të ndikimit të virusit COVID-19 në këtë sektor. Raporti hulumtues, përfshin po ashtu edhe disa rekomandime dhe masa të propozuara të nevojshme nga praktikat e shteteve tjera për menaxhimin e situatës, duke përfshirë edhe këndvështrimin e të anketuarve për masat e ndërmarra dhe që duhet ndërmerren më tutje nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tejkalimin e situatës, stabilizimin dhe kompensimin e dëmit ekonomik të pandemisë në këtë sektor.

Pandemia e virusit COVID-19 dëmton sektorin e pronave të paluajtshme dhe industrinë e ndërtimit në Kosovë

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) është duke zhvilluar një hulumtim në lidhje me ndikimin e virusit COVID-19 në sektorin e pronave të paluajtshme në Kosovë. Qëllimi i këtij hulumtimi është të vlerësohen dëmet që mund të shkaktohen gjatë kohës së pandemisë dhe efektet pas pandemisë në sektor dhe propozimi i masave të nevojshme që duhet ndërmarrë për tejkalimin e situatës.

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË KOSOVË
Klima e investimeve, potenciali dhe barrierat

Instituti IETL në mbështetje të Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) ka realizuar hulumtimin me temën “Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, Klima e investimeve, Potenciali dhe Barrierat”, rezultatet e të cilit priten të publikohen me rastin e formimit të qeverisë së re.

ANALIZA GJITHËPËRFSHIRËSE E SEKTORIT TË TIK-ut NË KOSOVË
Ndryshimet në ekosistemin e TIK-ut që nga miratimi i Strategjisë për TI

Instituti IETL në mbështetje të Projektit Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE), një investim i qeverisë zvicerane në mbështetje të përmirësimit të tregut të punës në Kosovë të implementuar nga Helvetas dhe MDA ka realizuar një hulumtim të sektorit të TIK në Kosovë.

Close Menu