Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) po hap aplikimin për trajnim me temën “Zhvillimi i karrierës përmes shkathtësive të buta” i cili u dedikohet të gjitha vajzave të moshës 18 – 24 vjeçare, që vijnë nga zonat rurale të Komunës së Prishtinës. Trajnimi do mbahet falas dhe synon ti përgatisë përfitueset e trajnimit me Shkathtësitë e Buta për tregun e punës, të përgatiten për intervista pune në komunikim dhe prezantim dhe të krijojnë shkathtësi që të operojnë në mënyrë sa më të suksesshme dhe efektive në vendet e tyre të punës.
Apliko online në link-un shorturl.at/bgAI4 deri me datë 15 nëntor 2020.
Ky trajnim mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.