PRISHTINË, 19.11.2020 – Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) me mbështetje të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS), sot më 19 nëntor, publikon hulumtimin me temën “Ndikimi i COVID-19 në Investimet e Huaja Direkte në Kosovë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ky punim ka për qëllim të trajtojë ndikimin e COVID në treguesit ekonomik dhe IHD-të në vendet e Ballkanit Perëndimor, skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve dhe refleksionet e tyre në Kosovë. Këtij raporti i paraprinë publikimi i punimit nga IETL me titullin Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, klima e investimeve, potenciali dhe barrierat i cili publikua në fund të vitit 2019 në të cilin ofrohen informacione të vlefshme lidhur me barrierat me të cilat janë përballur investitorët e huaj në Kosovë (IHD) edhe para COVID—19, reformat që duhet bërë qeveria në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe tërheqjen e IHD. Gjithashtu këtij raporti hulumtues i paraprinë analizimi i të dhënave sekondare (dokumenteve, raporteve vendore e ndërkombëtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), FMN-së, Bankës Botërore (BB), Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), artikuj shkencorë e profesionalë, të dhënave statistikore). Me qëllim të begatimit të përmbajtës së raportit, analizimit të gjendjes ekzistuese së IHD-ve përballë pandemisë në Kosovë, Instituti IETL ka zhvilluar gjithashtu intervistë me udhëheqësit e KIESA-së dhe KIE-së.
Raporti synon të nxisë debate domethënëse gjatë procesit të draftimit të strategjisë së re për rimëkëmbjen ekonomike afatmesme në periudhë 5 vjeçare e cila duhet të ketë objektiva të qarta zhvillimore dhe hapa konkret për stimulimin e investimeve të huaja, të cilat pësuan rënie të konsiderueshme edhe para pandemisë, sidomos gjatë vitit 2018 dhe 2017, duke lënë Kosovën si një vend jo tërheqës për investime të huaja dhe larg tërheqjes së investimeve nga korporatat dhe markat e mëdha botërore.
Raportin e plotë në Gjuhën Shqipe dhe Gjuhën Angleze e gjeni në këtë link.