IETL ka realizuar disa projekte për fuqizimin e të rinjëve, ndërkaq projekti i radhës ishte programi i trajnimit dhe mentorimit “Edukimi i të rinjve për zhvillimin e qëndrueshëm të një biznesi fillestar”.
Në mbështetje të Ministrisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Rinisë – MKRS, IETL realizoi programin e trajnimit dhe mentorimit për 40 të rinjë përfitues të moshave 18 – 24 vjeçare. Përmes këtij trajnimi të rinjëve iu ofrua një mundësi unike per të hapur biznesin e tyre dhe për t’u përfshirë në një eksperiencë të re, e cila do të çelë portën drejt suksesit për ta. Ky program u ofroi përfituesëve më të përkushtuar edhe mbështetje mentorimi/këshillime individuale për startup-et nga ekspertet e IETL.
Projekti ka ofruar trajnime profesionale ne fushën e ndërmarrësisë, planit të biznesit dhe të aplikimit për grante për Start-Up Lot 1 dhe Lot 2 që janë të hapura nga MKRS.