Themelues
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është themeluese e Institutit IETL.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është themeluese e Institutit IETL.
Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike
https://www.oek-kcc.org/Al/
Partnerët
Memorandum bashkëpunimi me Kolegjin ESLG
Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Kolegji ESLG nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje të ndërsjelltë me qëllimin kryesor bashkëpunimin në hulumtime dhe analiza të përbashkëta që do jenë kryesisht në favor të sektorit privat, ku do përfshihen studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ESLG, e në anën tjetër IETL do kontribojë në këshillimin për përpilimin e planprogrameve sa më moderne në Kolegjin ESLG.
Kolegji ESLG është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që ofron arsimim superior në programe unike studimi që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe avantazhin konkurrues të Kosovës. Kolegji ESLG është i vetmi institucion që është i specializuar në kërkime akademike me cilësi të lartë në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme, qëndrueshmërisë, menaxhimit të objekteve dhe efikasitetit të energjisë.
Kolegji ESLG është anëtar i asociuar i Nova Univerza në Ljubljanë, Sloveni dhe ofron programe studimi të akredituara ndërkombëtarisht.
Synimi i përbashkët i IETL dhe Kolegjit ESLG është arritja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të menaxhimit të patundshmërive, infrastrukturës së energjisë, efiçiencës së energjisë, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe menaxhimit efikas të sektorit ndërtimor dhe atij të energjisë.
http://eukos.org
Konrad Adenauer Stiftung
Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) ështe një fondacion politik që është aktiv në Gjermani me dy qendrat e trajnimit dhe edukimit si dhe me 16 zyre në zonat e tjera të Gjermanisë, poashtu janë të angazhuar me më shumë se 200 projekte në mbi 120 vende të botës. Qendrën e tyre gjendet në Saint Augustin pranë Bonit si dhe në Berlin, ku në vitin 1998 kanë hapur një qendër për aktivitete, Akademinë e fondacionit.
Aktivitetet kryesore të Konrad Adenauer Stiftung në Republikën e Kosovës janë: edukimi politik; edukimi qytetar dhe forcimi i shoqërisë civile; procesi e integrimit evropian dhe publikime.
https://www.kas.de/sq/web/kosovo
Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme Zvicerane dhe Sekretariatit Shtetëror për çështje Ekonomike (seko), i cili është pjesë e Departamentit Federal të Zvicrës për çështjet Ekonomike. Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) drejton shumë projekte përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Prishtinë në tre fusha bashkëpunimi: qeverisje; zhvillim i biznesit dhe Infrastrukturë.
http://www.swisscooperation-kosovo.ch/
Enhancing Youth Employment
Enhancing Youth Employment (EYE)/ Përmirësimi i punësimit të të rinjve (EYE) është një program i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe implementuar nga konsorciumi i HELVETAS Zviceran Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates (MDA). Qëllimi i përgjithshëm i EYE është të përmirësojë kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke rritur kështu mundësitë e punësimit të grave dhe burrave të rinj kosovarë që dalin nga shkollat dhe universitetet e Arsimit Profesional dhe Aftësimit (AAP) dhe lehtësimin e kalimit të tyre nga shkolla në punë.
Për më tepër, projekti EYE promovon investime të përqendruara të sektorit privat në nënsektorët përkatës që çojnë në rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë
http://www.helvetas-ks.org/eye/sq/
Miller Center for Social Entrepreneurship
Miller Center është universiteti më i madh dhe më i suksesshëm në shtytjen e ndërmarrjeve sociale në botë. Është themeluar në vitin 1997, Miller Center është një nga tre qendrat e dalluara në Universitetin Santa Clara, i vendosur në qendër të Silicon Valley. Misioni i Miller Center është të mbështesë Ndërmarrësinë Sociale për t'i dhënë fund varfërisë globale dhe të mbrojë planetin.
Në mbështetje të Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB (SDG) 5, Miller Center është përqendruar në mbështetjen e rritjes ekonomike të grave. Investimi në fuqizimin ekonomik të grave vendos globalisht një rrugë të drejtpërdrejtë drejt barazisë gjinore, zhdukjes së varfërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike.
https://www.scu-social-entrepreneurship.org/
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)
Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation - MCC) është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan .E konsideruar shpesh si organizata më transparente në botë, ajo vepron ndaras nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i, dhe bazohet në incentiva për shtetet në zhvillim, ku vetëm ato shtete që plotësojnë kriteret kanë të drejtë për ndihmë. Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e varfërisë.
https://www.mcc.gov/
Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë
Fondacionin Kosovar të Mijëvjeçarit (MFK), entitet i themeluar i Programit të Pragut, midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane.
Programi i Pragut të Kosovës adreson dy pengesa kryesore për rritjen ekonomike të Kosovës: furnizim jo i besueshëm me energji elektrike; dhe perceptimi i dobët në sundimin e ligjit, përgjegjshmërinë e qeverisë dhe transparencën.
https://millenniumkosovo.org/
Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK)
Projekti “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë” (SEEK) është një projekt i mbështetur nga MCC dhe i zbatuar nga MFK-ja me konsorciumin GFA/HPC si Konsulent Zbatues (IC). Fokusi kryesor teknik i SEEK-ut janë masat e efiçiencës së energjisë që do të zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje të kthinave dhe që do të promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me efiçiencë të lartë të energjisë.
Gratë Ndërmarrëse në Energji GNE synon të pilotojë stimuj për masa të efiçiencë të energjisë për amvisëritë dhe të sigurojë grante për përfshirje më të madhe të grave në sektorin energjetik. GNE- SEEK është një aktivitet prej 20.6 milion dollarësh i MFK-së që synon të pilotojë stimuj për masa të efiçiencë të energjisë për amvisëritë dhe të sigurojë grante për përfshirje më të madhe të grave në sektorin energjetik.
Fokusi i GNE-së është në aktivitetet që adresojnë pengesat për pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë si të punësuara dhe ndërmarrëse, dhe inkurajimi i ndërmarrësisë së grave përmes granteve dhe asistencës teknike.
https://euro-pixel.com/seek/sq/pakot-e-intervenimit/gra-ndermarrese-ne-energji/
Instituti Libertarian i Kosovës (LINK)
Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Instituti Libertarian i Kosovës (LINK) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje të ndërsjelltë me qëllimin kryesor bashkëpunimin në përgatitjen dhe publikimin e hulumtimeve, analizave të ndikimit të politikave ekonomike dhe zhvillimore në sektorin privat, ofrimit të zgjidhjeve praktike të politikave dhe nxitjes së debatit intelektual, avokimit dhe lobimit me qëllim të drejtimit të politikave dhe praktikave më të mira nga vendimmarrësit në nivel qendror dhe lokal. Synimi ynë i përbashkët është përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në Kosovë.
https://link-ks.org/
Bashkëpunoni dhe Kontribuoni
Partneritetet me IETL
IETL ka qasje dhe përfshirje unike, rrjet, njohuri dhe ekspertizë të cilat janë vlerë e shtuar në implementimin e programeve ekonomike, ndërmarrësi, tregti dhe më shumë.
IETL ka një staf të orientuar drejt rezultateve, përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve në sektor të ndryshëm të ekonomisë, hulumtime dhe avokim, zhvillim të tregut dhe trajnime e konsulencë.
Mbështetni punën tonë
Donatorët e IETL mundësojnë të ofrojmë analiza objektive e jopolitike, trajnime, konsultime dhe zgjidhje për një gamë të gjerë të çështjeve në sektorin privat në Kosovë.
Gama e larmishme e burimeve tona të financimit forcon pavarësinë dhe integritetin tonë intelektual.
Ju lutemi plotësoni formularin për të mësuar më shumë rreth asaj se si mund të bëheni Partner ose Donator i IETL.