Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Instituti Libertarian i Kosovës (LINK) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje të ndërsjelltë me qëllimin kryesor bashkëpunimin në përgatitjen dhe publikimin e hulumtimeve, analizave të ndikimit të politikave ekonomike dhe zhvillimore në sektorin privat, ofrimit të zgjidhjeve praktike të politikave dhe nxitjes së debatit intelektual, avokimit dhe lobimit me qëllim të drejtimit të politikave dhe praktikave më të mira nga vendimmarrësit në nivel qendror dhe lokal. Synimi i përbashkët është përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në Kosovë.