Çfarë bëjmë ne

Instituti IETL është i angazhuar në dy fusha kryesore:

Trajnimeve, konsulencë dhe mentorim

IETL ka një ekipë profesionale me ekspertizë të gjerë për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ne ofrojmë programe trajnimi, konsulence dhe mentorimi në përkrahje të fuqizimit të sektorit privat dhe programe trajnimi me qëllim të promovimit të rritjes së punësimit tek të rinjtë dhe gratë.

1. Pako të moduleve për promovimin e punësimit
Ekipa profesionale e IETL-së ofron trajnime për të rinjë, për t’i mbështetur ata që të arrijnë qëllimet e tyre të punësimit përmes zhvillimit të aftësive më të kërkuara të shekullit 21 (shkathtësive të buta). Shërbimet tona të trajnimit po tejkalojnë pritshmëritë e përfituesve duke ju ofruar të rinjve edhe mundësi të punës praktike dhe të trajnimit në punë në bashkëpunim me biznese të ndryshme të sektorit privat, me qëllim të promovimit të zhvillimit socio-ekonomik. Ekipa e IETL po ndërton një organizatë të fortë dhe të qëndrueshme për t’u bërë një lider në vend në shërbimet e trajnimit dhe punësimit.

2. Pako të moduleve për biznese fillestare (Start Up)
IETL implementon programe në mbështetje të bizneseve fillestare, me qëllim të promovimit të vetëpunësimit dhe të ndërmarrësisë. Programet e trajnimit dhe mentorimit janë profesionale, motivuese dhe praktike nga faza inicimit, zhvilllimit deri te planifikimi detal i idesë. Pako e moduleve për bizneset fillestare (start-up) rezultoi të jetë shumë e suksesshme, duke u dhënë mbështetje shumë të rinjve dhe grave të përfitojnë grante nga donatorë të ndryshëm dhe të arrijnë qëndrueshmëri financiare.

3. Pako të moduleve për biznese ekzistuese
Ne ofrojmë trajnime, mentorim dhe këshilla praktike për bizneset ekzistuese, të cilat operojnë në më shumë se 3 vite. Ekipa jonë u ofron përfituesve bashkëpunim të ngushtë profesional përgjatë të gjitha fazave të implementimit të projektit. IETL ka ndikuar në zgjerimin e tregut të tyre, rritjen e konkurrencës në tregun vendor dhe ndërkombëtarë dhe përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve të ambientit biznesor.

Hulumtime, avokim dhe zgjidhje të problemeve

IETL ka një ekipë të hulumtuesve profesional që merren me hulumtime dhe analiza me standarde të larta për mjedisin biznesor në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Përmes hulumtimeve tona ne sjellim ide për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet ekonomia dhe sektori privat në vend.

1.Hulumtim dhe avokim
IETL ka një ekipë të hulumtuesve profesional që merren me hulumtime dhe analiza me standarde të larta për mjedisin biznesor në sektor të ndryshëm të ekonomisë Në bazë të gjetjeve të hulumtimeve IETL adreson probleme të sektorëve të caktuar privat përmes debateve publike, konferencave, seminareve, paraqitjeve në media dhe faqes së internetit.

2. Ofrimi i ideve në zgjidhjen e problemeve për sektorin privat
IETL realizon hulumtime rreth problemeve të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe ofron ide inovative për zgjidhje të problemeve me të cilat përballet ekonomia e vendit duke ndikuar në rritje të transparencës. Përfitues nga këto shërbime janë: sektori privat e publik.

‘Ne besojmë se fuqizimi ekonomik i grave dhe i të rinjëve ndikon në rritjen ekonomike dhe të qëndrueshme’

"Bindja e udhëheqjes tonë"

Udhëheqësia jonë:

Besa Zogaj Gashi është Drejtore Ekzekutive e IETL, përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e planeve, udhëheqjen e projekteve, krijimin e strategjive afatgjata, menaxhimin e rrjeteve dhe përfaqësimin e interesave të institutit në forume publike në realizim të misionit  të  IETL.

Zonja, Zogaj Gashi më parë shërbeu si Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ku ajo menaxhoi dhe koordinoi disa projekte në MZHE në sektorin e Energjisë së Ripërtrishme, Efiçiencë të Energjisë, Minierave, Ndërmarrjeve Publike dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikimeve. Në periudhën kur ishte në pozitën e zëvendësministres së bashku me Bankën Botërore ka iniciuar dhe zhvilluar projektin WoW (Gratë në Punë Online), i cili u implementua në 9 komuna, ku përfituan rreth 400 gra të reja. Qëllimi kryesor i iniciativës ishte forcimi i rolit ekonomik të grave, ulja e papunësisë duke u përqendruar në rritjen e mundësive të grave për të punuar nga distanca në internet në profile të ndryshme si: zhvillimin e web, dizajn grafik, marketing digjital, hulumtime dhe futjen të të dhënave.

Para kësaj, znj Zogaj Gashi shërbeu si Këshilltare e Tatimit në Pronë, në Projektin për Përmirësimin e Vazhdueshëm të Sistemit të Tatimit në Pronë në Kosovë, “ProTax2”, projekt i zbatuar nga Agjencia e Taksave Suedeze dhe Ministria e Financave e Republikës së Kosovës. Gjatë asaj kohe, ajo u kujdes në mbledhjen e të dhënave nga të gjitha komunat e Kosovës lidhur me projektet e planifikuara dhe të realizuara nga të hyrat e tatimit në pronë, me qëllim të informimit të taksapaguesve dhe gjithashtu roli i saj ishte promovimi i projektit dhe trajnimi i zyrtarëve komunalë të tatimit në pronë në lidhje me rregulloret, përmirësimin e procesit të mbledhjes së taksave dhe proceseve të shërbimit të taksapaguesve.

Para projektit ProTax2, ajo ka punuar si eksperte dhe këshilltare në projektin e Nisma për Rritjen dhe Stabilitetin Fiskal (GFSI), program i USAID-it i zbatuar nga Deloitte Consulting LLP. Si këshilltare, ajo ofroi asistencë Qeverisë Qendrore dhe Lokale në vlerësimin e menaxhimit të financave publike bazuar në metodologjinë e Përgjegjësia Financiare e Shpenzimeve Publike (PEFA) dhe në ofrimin e ndihmës për qeverinë lokale në përdorimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) si një mjet për të pasqyruar prioritete strategjike dhe alokimet vjetore të buxhetit.

Për më tepër, Znj Zogaj Gashi shërbeu nëntë vite si Hulumtuese në Institutin Riinvest, duke u përfshirë në disa projekte kërkimore dhe konsulencë të ndërlidhura me zhvillimin ekonomik lokal.

Në përgjithësi, ka përvojë nëntëmbëdhjetë vjet në cilësinë si këshilltare, hulumtuese, trajnere, konsulente dhe eksperte në institucione të ndryshme si qeveri qendrore dhe lokale, OJQ, sektor privat dhe organizata të financuara nga donatorët.

Zonja Zogaj Gashi është e diplomuar në Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet master në Universitetin Riinvest.

Besa që nga 2015, është ligjëruese në UBT, Institucion i Arsimit të Lartë në lëndën “Financat Publike dhe Ekonomia”.

Zonja Zogaj Gashi lindi më 21 Qershor 1975, në Prishtinë

Bordi i Drejtorëve

Struktura e Bordit të Drejtorëve të IETL, është e përbërë nga 5 anëtarë të Këshillit Drejtues të OEK (organi më i lartë vendimmarrës në OEK) dhe njëkohësisht themelues të institutit. Bordi i Drejtorëve është përgjegjës në përzgjedhjen e Drejtorit, zhvillimin e politikave të organizatës dhe mbikëqyrjen e zbatimin të tyre.

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Alajdin Fusha

Alajdin Fusha është Anëtar i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odes Ekonomike të Kosovës. Zoti Fusha posedon një përvojë të madhe familjare në fushën e zhvillimit biznesor dhe të menaxhimit. Që nga viti 2007, është udhëheqës i departamentit të financave të “Abi” Sh.p.k një nga korporatat më të mëdha në Republikën e Kosovës.  Gjithashtu është bashkëpronar i qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Prizren, një ndër qendrat me hapësirë të madhe, ambient unik e të dalluar në vend dhe rajon.

Zoti Fusha, me qëllim të ngritjes së nivelit konkurrues të prodhuesve të qumështit dhe zhvillimin e vetë industrisë së qumështit në Kosovë në vitin 2005 themeloi Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe aktualisht është Kryetar i kësaj shoqate.

Nga viti 1988 deri ne vitin 1992 ka jetuar dhe studiuar në qytetin Marmara në Universitetin Marmara, në Turqi.

U lind në 26 Gusht 1975 në Prizren, Republika e Kosovës.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Jeton Vokshi

Jeton Vokshi është Anëtar i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odës Ekonomike të Kosovës. Që nga viti 2006, është menaxher i shpedicionit dhe logjistikës në Intereuropa Kosova L.L.C, qendër e një rrjeti të gjerë të shërbimeve të logjistikës: transport rrugor, hekurudhor, ajror, detar dhe transport ekspres, shërbime doganore, kalimin e kufijve dhe ndërmarrjen e plotë të funksioneve logjistike. Para vitit 2006, z.Vokshi punoi në Agjencinë Doganore, Pejë.

Zoti Vokshi që nga vitit 2012 është ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” – Institucioni i arsimit të lartë për lëndët “Puna praktike në dërgimin ndërkombëtar të mallrave dhe procedurat doganore”.

Që nga viti 2008 ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërmarrësve Ndërkombëtarë dhe të Brendshëm të Kosovës- Oda Ekonomike e  Kosovës.

Zoti Vokshi është certifikuar nga IATA për transportin ndërkombëtar të ngarkesave ajrore dhe trajnuar nga Intereuropa d.d. Koper për Transport Rrugor Ndërkombëtar, i specializuar në Grupage Cargo (LTL) dhe administrimi i Magazinës së Doganave Publike.

Nga viti 1998 deri në 2001 jetoi në Norvegji, punoi si: përkthyes (Gjuha Norvegjeze-Shqipe), asistent, nëpunës i regjistrimit të refugjatëve, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar të Refugjatëve për Rajonin Ostvold në Kampin Norvegjez të Refugjatëve në Myosin.

Zoti Vokshi është diplomuar në Kolegjin Universitar Pjeter Budi, në Doganat dhe Transportin Ndërkombëtar të Transportit. Ai gjithashtu ka përfunduar studimet master në Kolegjin Pjeter Budi.

Lindur më 30 Korrik 1973 në Pejë, Republika e Kosovës.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Rexhep Qarkaxhija

Rexhep Qarkaxhija është Anëtar i Bordit të Drejtorëve i IETL dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odes Ekonomike të Kosovës. Zoti Qarkaxhija posedon një përvojë të madhe në fushën e zhvillimit biznesor dhe të menaxhimit. Që nga viti 2002, është udhëheqës dhe pronar i shpedicionit “Extra Shped” një nga kompanitë e shpedicionit dhe logjistikës në Republikën e Kosovës.  Gjithashtu nga viti 1980 deri 1990 ka qenë zyrtar i lartë të tregtisë së jashtme në “Trepça Komerc”.

Që nga viti 2008 ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërmarrësve Ndërkombëtarë dhe të Brendshëm të Kosovës – Oda Ekonomike e Kosovës.

Në vitin 1975 kreu studimet dhe është Inxhinier i Makinerisë.

U lind në 23 Dhjetor 1953 në Gjakovë, Republika e Kosovës.

Komiteti Këshilldhënës Shkencor

Komiteti Këshillëdhënës Shkencor është organ që ofron këshilla strategjike dhe profesionale për kërkime akademike dhe trajnime profesionale me qëllim të realizmit të misionit të instituti i IETL duke sjellë prestigj në organizatë. Struktura e Komitetit Këshilldhënës Shkencor të IETL, përbëhet nga minimum tre (3) anëtarë.

Anëtarët e Komitetit Këshilldhënës Shkencor

Anëtar i Komiteti Këshillëdhënës Shkencor

Besnik Krasniqi

Z. Krasniqi është drejtor i Qendrës për Mbështetje të Biznesit në Kosovë (BSK). Z. Krasniqi, një studiues doktorature Fulbright, ka MA dhe PhD në Ekonomi nga Staffordshire University (UK). Ligjëron Biznesin e Vogël dhe Ndërmarrësinë, Menaxhimin e Inovacionit dhe Metodat e Kërkimit në Universitetin e Prishtinës në studimet parauniversitare dhe pasuniversitare. Karriera e tij profesionale përfshinë mësimdhënie dhe hulumtime në ndërmarrësi në Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit (Holandë), Universitetin e Indianës (SHBA) dhe Universitetin e Miçiganit (SHBA), Universitetin e Staffordshire (UK), Universitetin Nice Sophia Antipolis (Francë), Universitetin Shtetëror të Tetovës (Maqedoni), Institutin Riinvest për Hulumtime Zhvillimore (Kosovë). Ai ka shkruar disa libra, raporte të shumta kërkimi dhe detyra konsulence. Puna e tij kërkimore në fushën e sipërmarrjes, NVM-ve, ekonomive në tranzicion u shfaq në revista ndërkombëtare si Int Entrep Manag J, IJEBR, Econ Syst, Post-communist economies. Krasniqi është editor senior në International Journal of Emerging Markets.

Z. Krasniqi ka punuar në disa projekte rajonale të financuara nga Komisioni Evropian në Bruksel, GIZ dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, kryesisht në fushën e zonave ekonomike, investimeve dhe tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka qenë i përfshirë në udhëheqjen e disa strategjive zhvillimore në nivel kombëtar dhe rajonal. Z. Krasniqi ka një gamë të gjerë të përvojave të punës në sektorin qeveritar, publik dhe privat, si menaxher, konsulent dhe sipërmarrës. Ka punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ka mbajtur postin drejtues si anëtar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë. Z. Krasniqi më parë zotëronte dhe drejtoi me sukses një biznes familjar. Ai ka përvojë të gjerë si konsulent i pavarur dhe trajner për kompanitë private vendase dhe ndërkombëtare, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare të donatorëve. Z. Krasniqi është i certifikuar si Konsulent i Menaxhimit i dhënë nga Këshilli Ndërkombëtar i Instituteve të Menaxhimit.

Besnik Krasniqi lindi më 19 tetor 1978 në Prishtinë.

Anëtar i Komiteti Këshillëdhënës Shkencor

Visar Hoxha

Profesor i Asociuar Dr. Visar Hoxha i cili posedon dhjetë vjet përvojë në mësimdhënie, konsultime dhe kërkime shkencore në fushën e pasurive të patundshme, ndërtesat e qëndrueshme të energjisë dhe modelimin e qëndrueshëm të energjisë. Posedon trembëdhjetë vjet përvojë në administrimin e kompanive ndërkombëtare me institucionet partnere ndërkombëtare. Përvoja e zotit Hoxha përfshin dhjetë vjet mësimdhënie, gjashtë vjet hulumtim dhe dhjetë vjet konsulencë. Profesor Hoxha ishte gjithashtu Dekan i Kolegjit ESLG që nga viti 2010 dhe që nga 1 Tetori 2019, ai shërben në pozitën e Rektorit të Kolegjit ESLG. 

Zoti Hoxha ka përvojë të gjatë profesionale e menaxheriale në disa projekte me rëndësi: 

  • Menaxhimi i projektit “Ndërtesa me Efikasitet të Energjisë të Qëndrueshme” të financuar nga Programi HERD i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë të implementuar nga Kolegji ESLG dhe Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji; 
  • Vendosja dhe akreditimi i programit të studimit Menaxhimi i Energjisë në bashkëpunim me Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji; 
  • Blerja dhe administrimi i fondit më të madh të pensioneve suplementare të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe KEK-ut ndërsa vepron si Zyrtar Kryesor i Investimeve të Fondit Pensional të Sllovenisë së Kosovës; 
  • Menaxhimi i një portofoli të kapitalit privat prej 100 milion USD gjatë punës për filialin e Lehman Brothers në New York 2007-2008. 

Hoxha ka ofruar këshilla profesionale në disa projekte, si: Reforma e Kadastrës së Tokës në GIZ; Zyrat Kadastrale Komunale në Kosovë; Shoqata e Agjensioneve të Patundshmërisë të Kosovës; Shoqata e Hulumtuesve të Kosovës; Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës. 

Zoti Hoxha gjithashtu është anëtar i Komitetit Shkencor, Konferenca Vjetore e Kërkimeve Ndërdisiplinore mbi Pasuritë e Paluajtshme CIRRE (www.cirre.eu/committee) 

 Visar Hoxha lindi më 30 Dhjetor 1973, në Prishtinë. 

Anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor

Krenare PIREVA NUCI

Krenare Pireva Nuçi është profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT (Kosova). Aktualisht ajo është profesoreshë vizituese në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), në Informatikë të Aplikuar, dhe e angazhuar në Universitetin Linnaeus (Suedi) si mentoruese e tematve të nivelit Master, në Fakultetin e Teknologjisë.

Ajo ka një gradë doktorature dhe master në Shkencë Kompjuterike, nga Universiteti i Sheffield. Dhe interesat e saj kryesore janë mbështetur në fushën e Inteligjencës Artificiale, dhe veçanërisht teknikat e aplikuara të inteligjencës artificiale në fushën e arsimit.

Ajo ka marrë pjesë dhe botuar një numër punimesh kërkimore në bashkëpunim me një numër universitetesh në rang kombëtar dhe global. Kohët e fundit në UBT ajo është certifikuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Menaxhimit të Projekteve IPMA, Niveli D.

Anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor

Albulena Shala

Albulena Shala, ka përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e bankave dhe financave në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe hulumtime në arsimin e lartë. Ajo ka përfunduar nivelin e parë të Shoqatës së Auditorëve dhe Kontabilistëve të Kosovës për Teknike Kontabiliteti.

Ajo ka një përvojë të gjatë në kurset statistikore dhe është njohëse e mirë e programeve statistikore. Aktualisht është Profesor Asistente ne Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ekspertët tanë:

IETL bashkon ekspertë kryesorë nga e gjithë Kosova dhe vendet e tjera që ofrojnë hulumtime me cilësi të lartë, rekomandime për politika dhe analiza për një gamë të plotë të çështjeve të politikave publike.

Close Menu