IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset e sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë në Kosovë

IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset e sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë në Kosovë

Publikohet Raporti “Bizneset e Sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë – Para, Gjatë dhe Pas COVID-19 në Kosovë”.

Prishtinë, 6 Maj 2020.

Instituti për Ekonominë e Tregut të Lirë (IETL) sot publikon raportin mbi vlerësimin e ndikimit të pandemisë së virusit COVID-19 në bizneset e sektorit të HoReCa-së/Gastronomisë në Kosovë.

Ky hulumtim prezanton rezultatet e anketimit të sektorit HoReCa, para, gjatë dhe pas COVID-19 në Kosovë, përkatësisht ndikimin në: qarkullimin mujor dhe në likuiditet; në numrin e të punësuarave; në obligimet ndaj furnitorëve, institucioneve financiare dhe qiradhënësve; vlerësimet e bizneseve të anketuar për masat e Pakos Fiskale Emergjente.

Raporti hulumtues, përfshin po ashtu edhe disa rekomandime dhe masa të propozuara të nevojshme për menaxhimin e situatës, duke përfshirë edhe këndvështrimin e të anketuarve për masat e ndërmarra dhe masat tjera që duhet të ndërmerren më tutje nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tejkalimin e situatës, të shmangin falimentimin dhe rifillojnë punën dhe kompensimin e dëmit ekonomik të pandemisë në këtë sektor.

Këtu mund të gjeni link-un e raportit përfundimtar: 

Leave a Reply

Close Menu