IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e pronave të paluajtshme në Kosovë

IETL publikon raportin hulumtues mbi Ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e pronave të paluajtshme në Kosovë

Publikohet Raporti “Sektori i pronave të paluajtshme përballë pandemisë COVID-19, në Kosovë”.

Prishtinë, 6 Maj 2020.

Instituti për Ekonominë e Tregut të Lirë (IETL) sot publikon raportin mbi vlerësimin e ndikimit të pandemisë së virusit COVID-19 në pronat e paluajtshme në Kosovë.

Ky hulumtim prezanton rezultatet e anketimit të sektorit të palujtshmërisë duke përfshirë segmentin e ndërtimit/investimit, shitjes dhe qiradhënies, me qëllim të vlerësimit të ndikimit të virusit COVID-19 në këtë sektor. Raporti hulumtues, përfshin po ashtu edhe disa rekomandime dhe masa të propozuara të nevojshme nga praktikat e shteteve tjera për menaxhimin e situatës, duke përfshirë edhe këndvështrimin e të anketuarve për masat e ndërmarra dhe që duhet ndërmerren më tutje nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tejkalimin e situatës, stabilizimin dhe kompensimin e dëmit ekonomik të pandemisë në këtë sektor.

Këtu mund të gjeni link-un e raportit përfundimtar: 

Leave a Reply

Close Menu