Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) realizoi trajnimin me temën “Zhvillimi i karrierës përmes shkathtësive të buta” i dedikuar për të gjitha vajzat e moshës 18 – 24 vjeçare, që vijnë nga zonat rurale të Komunës së Prishtinës. Trajnimi synon ti përgatisë përfitueset e trajnimit me Shkathtësitë e Buta për tregun e punës, të përgatiten për intervista pune në komunikim dhe prezantim dhe të krijojnë shkathtësi që të operojnë në mënyrë sa më të suksesshme dhe efektive në vendet e tyre të punës.