Programi “Trajnim dhe Praktikë në Punë”

Picture7

Instituti IETL në partneritet me Talent Network Kosova ka realizuar programin e radhës “TRAJNIM DHE PRAKTIKË NË PUNË”. Ky projekt është mbështetur dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) – Departamenti i Rinisë, në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Programi kishte dy synime kryesore:

1) Trajnim në Shkathtësitë e buta dhe Marketing Dixhital

Fillimisht, të rinjtë përfitues të programit morën njohuri për “Shkathtësi të Buta” – si menaxhimi i kohës dhe stresit; rritja e efikasitetit në punë; inteligjenca emocionale; aftësi komunikimi dhe ndërveprimi me bashkëpunëtorët (punë ekipore); marketingu dixhital të cilët janë bërë faktorë kyç për të arritur sukses në vendin e punës.

2) Trajnim në punë dhe praktikë

Përfituesit pas përfundimit të trajnimit kanë ndjekur trajnime ose praktika për një periudhë njëmujore në ndërmarrje të ndryshme të sektorit privat.

Ky program është një kombinim gjithëpërfshirës i trajnimit dhe praktikës në vendin e punës. Përfitues ishin 20 të rinj dhe të reja, të moshës 18-24 vjeç, me qëllim të mbështetjes së aftësimit profesional dhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Share on facebook
Facebook
Share on linkedin
LinkedIn
Share on twitter
Twitter
Close Menu