IETL në partneritet me Business Support Centre Kosovo (BSCK) ka implementuar Programin e Trajnimeve dhe Mentorimit falas me gratë ndërmarrëse të sfiduara nga kriza e COVID-19 dhe gratë/vajzat që synojnë të fillojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre.
Ky program është në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e grave drejt fuqizimit ekonomik” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit si pjesë e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021” – Masa 4 e Fazës së dytë. Projekti ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në faza të ndryshme të zhvillimit ekonomik.
Programi i trajnimit përfshin modulet: Zhvillimi i Plani i Biznesit; Ndërmarrësia dhe Inovacioni; Zhvillimi Tregut; Marketingu Digjital; Shitjet Online; Menaxhimi i Financave, etj.
Trajnimet janë mbajtur në dy grupe duke përfshirë Bizneset e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe Biznese Fillestare (Start-Up). Pas përfundimit të trajnimit është vazhduar me përkrahje individuale në këshillim dhe mentorim të bizneseve sipas nevojave specifike në sektorë.