Programi “Fuqizimi i grave ndërmarrëse për të përballuar sfidat nga COVID-19″

Picture4

IETL në partneritet me Business Support Centre Kosovo (BSCK) ka implementuar Programin e Trajnimeve dhe Mentorimit falas me gratë ndërmarrëse të sfiduara nga kriza e COVID-19 dhe gratë/vajzat që synojnë të fillojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre.

Ky program është në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e grave drejt fuqizimit ekonomik” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit si pjesë e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021” – Masa 4 e Fazës së dytë. Projekti ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në faza të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

Programi i trajnimit përfshin modulet:  Zhvillimi i Plani i Biznesit; Ndërmarrësia dhe Inovacioni; Zhvillimi Tregut; Marketingu Digjital; Shitjet Online; Menaxhimi i Financave, etj.

Trajnimet janë mbajtur në dy grupe duke përfshirë Bizneset e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe Biznese Fillestare (Start-Up). Pas përfundimit të trajnimit është vazhduar me përkrahje individuale në këshillim dhe mentorim të bizneseve sipas nevojave specifike në sektorë.

Share on facebook
Facebook
Share on linkedin
LinkedIn
Share on twitter
Twitter
Close Menu