Hapet aplikimi për trajnim “Zhvillimi i karrierës përmes shkathtësive të buta”

Hapet aplikimi për trajnim “Zhvillimi i karrierës përmes shkathtësive të buta”

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) po hap aplikimin për trajnim me temën “Zhvillimi i karrierës përmes shkathtësive të buta” i cili u dedikohet të gjitha vajzave të moshës 18 – 24 vjeçare, që vijnë nga zonat rurale të Komunës së Prishtinës. Trajnimi do mbahet falas dhe synon ti përgatisë përfitueset e trajnimit me Shkathtësitë e Buta për tregun e punës, të përgatiten për intervista pune në komunikim dhe prezantim dhe të krijojnë shkathtësi që të operojnë në mënyrë sa më të suksesshme dhe efektive në vendet e tyre të punës.

Apliko online në link-un shorturl.at/bgAI4 deri me datë 15 nëntor 2020.

Ky trajnim mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Leave a Reply

Close Menu