Po mbahet punëtoria e parë e Programit të Përshpejtimit të Biznesit

Po mbahet punëtoria e parë e Programit të Përshpejtimit të Biznesit

Me kënaqësi ju njoftojmë që IETL në bashkëpunim me Miller Center for Social Entrepreneurship do të mbaj punëtorinë e parë online të Programit të Përshpejtimit të Biznesit duke filluar nga data 10-12 Nëntor, me 20 bizneset e përzgjedhura të grave nga MCC/MFK dhe GFA.

 

Nga nesër fillon rrugëtimi unik i procesit të mentorimit dhe këshillimit gjatë gjashtë muajve (deri në muajin Maj 2021) duke përdorur përmbajtje të strukturuar të fortë për të udhëhequr bizneset e grave përmes moduleve GSBI, modelit të biznesit, operacioneve, strategjisë së rritjes, dhe investime të arsyeshme në energjinë efiqiente.

 

IETL ka nderin të jet partner lokal me Miller Center for Social Entrepreneurship, në Universitetin Santa Claran e cila është një qendër prestigjioze cila implementon programe për përshpejtimin e biznesve nëpër botë, dhe për këtë program është i pari i llojit të tij në Kosovë.

Leave a Reply

Close Menu